Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Këshilla për të urtit

Këshilla për ditën e sotme do të jetë një prej shumë këshillave të çmuara të Aliut r.a, Allahu xh,sh qofte me të. Thotë Aliu r.a, Allahu xh,sh qofte i kënaqur me të:’’ Nëse je duke ecur rrugës dhe e sheh ndonjë milingonë, mos e shkel. Mos e shkel dhe këtë bëje për hir të Allahut xh,sh. Mos e shkel se ndoshta Allahu xh,sh të mëshiron ashtu siç ti e mëshirove atë. Mos harro se ajo e përkujton Allahun xh,sh andaj mos u bëjë shkaktar që të e ndalosh një përkujtim të Allahut xh,sh.

Nëse kalon pran ndonjë zogu që është duke pirë ujë pran ndonjë lumi, atëherë mos kalo afër tij. Mos i frikëso dhe mos u bëjë shkaktarë që t’ia ndërpresësh ujin. Bëje këtë në kërkim të kënaqësisë së Allahut xh,sh. Bëje këtë duke shpresuar që Allahu xh,sh të ta largojë frikën ditën kur zemrat arrijnë grykat.

Nëse e sheh ndonjë kotele të vockël në njërën anë të rrugës atëherë merre dhe kaloje atë në anën tjetër të rrugës. Bëje këtë për hir të Allahut dhe duke shpresuar se Allahu do të te mbrojë nga ndonjë vdekje e ligë.

Nëse dëshiron që ti hedhësh mbeturinat atëherë bëje këtë me qëllim që insektet të ushqehen prej tyre. Bëje këtë duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut xh,sh. Sepse ndoshta Allahu xh,sh të furnizon prej nga nuk e pret.

Nëse verës bënë vapë, atëherë merre një enë dhe në të vendos ujë e vëre pran dritares tënde. Bëje këtë në mënyrë që ndonjë prej shpezëve të e shuaj etjen dhe të freskohet nga përcëllimi i verës. Bëje këtë duke shpresuar që Allahu të ta shuaj etjen në ditën e etjes së madhe.

Edhe pasi të e lexoni këtë kijeni qëllimin e mirë sepse ndoshta Allahu xh,sh të liron nga agonia e ndonjë shqetësimi të kësaj bote dhe të botës tjetër.

Dhe në fund, mos harro të bësh vepra të mira sado që të jetë e vogël ajo sepse nuk dihet se cila vepër bëhet shkas për të hyrë në xhenet’’./mesazhi/Artan Musliu


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free