Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Përpiqu të jesh vetja

Ai është 25 vjeç dhe sot do të shkojë të prezantojë para kolegëve të punës, raportin e punës së sektorit të tij. Doli nga shtëpia, pasi kishte veshur këmishën e re që kishte blerë pikërisht për këtë rast. Pasi kishte dalë, takon një mikun e tij, i cili i thotë se ngjyra e pantallonave, nuk shkonte fare me ngjyrën e këmishës. Edhe pse ai ishte i bindur se shkonte, u kthye për të ndryshuar pantallonat. Sot ishte një ditë e rëndësishme për të dhe duhej të paraqitej sa më mirë, pasi bëhej fjalë për kongresin vjetor. Pasi zgjodhi një ngjyrë sipas sugjerimit të mikut të tij, hapi derën të dalë jashtë, por në derë u shfaq kushëriri i tij, i cili menjëherë i tha:”Ç’i ke ato flokë ashtu more?! Ik krihi ndryshe se nuk të shkojnë fare!”
U kthye, hyri në banjë dhe doli para pasqyrës. Ishte shumë i bindur se flokët i shkonin shumë ashtu, megjithatë vendosi ti bëjë qejfin kushëririt. Të paktën sot nuk duhej të toleronte asgjë gabim.
Me të mbërritur në vendin e punës, u takua me kolegët dhe bëri një provë për prezantimin e tij. Që herën e parë dukej se gjithçka do të shkonte për mrekulli. Fjalët ishin të goditura dhe gjestet në përputhje me fjalët dhe intonacionin e zërit. Por disa nga kolegët e kritikuan.
Dikush i kërkoi ta ndryshonte paksa intonacionin e zërit.
Një tjetër i tha të bënte kujdes me gjestet e duarve se mund të keqkuptohej.
Një i tretë i tha të mos qëndronte ashtu fishek i drejtë, si kapadai.
Një i katërt i thoshte kujdes me kokën.
Një i pestë...
Ai iu bind të gjithëve.
Kur i erdhi koha prezantoi raportin e punës.
Me tu kthyer në shtëpi, ndezi kompjuterin dhe futi CD-në me qëllim që të shohë si kishte dalë gjatë prezantimit. Duhej të ishte krenar për atë prezantim që kishte bërë.
Përbri tij, u ul dhe vëllai i vogël. Pasi filloi prezantimi, vëllai i tij e pyeti:”Kush është ky burri që po flet?!”
Ai heshti gjatë... atëherë e kuptoi se kishte dalë nga natyra dhe trupi i tij. Nuk ishte ai që kishte folur. Ishte dikush tjetër, një përzierje mendimesh dhe opinionesh të njerëzve të tjerë, por jo ai. Vëllai i tij kishte të drejtë që nuk e njihte.
Mos u orvatni tu bënin qejfin të gjithë njerëzve, pasi jo vetëm që do të dështoni, por nuk do të jeni më vetja juaj, por dikush tjetër! Atij që nuk i pëlqen ngjyra e flokëve tuaj, do i pëlqejnë sytë tuaj. Atij që nuk i pëlqen intonacioni i zërit tuaj, do i pëlqejë ideja dhe mendimi juaj. Prandaj, mos ndrysho nëse je i bindur në atë që përfaqëson! Nëse kërkon të jesh sa më origjinal, përpiqu të jesh vetja! Zoti nuk ka krijuar qoftë dhe dy persona të vetëm njëlloj.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free