Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

NWO-Rendi i ri boteror

Për të kuptuar sa më mirë këtë ngjarjet e fundit që po ndodhin në botë duhet të dimë më parë çfarë është Rend i Ri Botëror.

Rend i Ri Botëror është një  projekt i Masonëve apo Illuminati (për të cilët do të flasim më poshtë)për të krijuar një Rend të Ri në Botë ku një grup i vogël njerëzish do të kontrolloj fatin e njerëzimit.

 

           Disa pyetje që çdo njeri inteligjent duhet ti bëjë pyetje vetes:                 

-          Pse  nuk ekzistonin terrorristët gjatë komunizmit por janë aktiv vetëm kohët e fundit?

-          Pse të gjithë shtetet apo liderët që nuk i binden Amerikës sulmohen apo rrëzohen? (Shqipëri 1997- bie Sali Berisha)

-          Pse blerja e naftës bëhet me dollarë dhe jo me euro? (Iraku provoi të shkëmbente naftën me euro e patë si përfundoi, e njejta edhe Irani)

-          Në Ukrainë fitoi zgjedhjet një filo-amerikanë dhe nga përgjimet e fundit të bëra nga Shërbimet Sekrete Ruse dhe që ka bërë skandal në shtypin botëror (përveç se në Shqipëri) del që në të vërtetë komandon ambasadori Amerikan dhe ai jep urdhra kur Ukraina duhet ti mbyllë rubinetat gazit rus.

-          Pse refuzohet gazi rus në Kosovë dhe në Shqipëri?

-          E dini që rezervat e Shtetit Shqiptar kontrollohen nga bankat Botërore?

-          E dini që Banka Botërore është pronë private e masonëve dhe është një bankë private?

-          E shihni që Amerika po merr kontroll të plotë të politikës Shqiptare dhe Evropa nxitoi duke futur Shqipërinë në Paktin e Stabilitetit për të evituar një mësymje të mëtejshme të amerikës dhe kontrollin e plotë të saj.

-          NJË PARASHIKIM:Nëse Shqipëria vazhdon të shes me këto ritme bonot e thesarit Amerika në mosbindjen e parë që Qeveria Shqiptare do ti bëjë, me një operacion të thjesht finaciar ka për ta vënë në gjunjë sistemin e brisht Bankar, pra siç ndodhi në Argentinë.

-          E dini që për të kontrolluar korridoret e naftës Amerikës i duhej një kontroll i plotë i Evropës Qendrore në këtë rast Kosova dhe se Uçk sipas dokumentave të shumtë ka qenë e ndihmuar fillimisht nga CIA dhe më vonë edhe nga Al Qaeda?

-          Po që edhe vetë terroristët janë thjesht vartës të CIA-s?

-          Ata nuk e dinë sepse e bëjnë për arsye fetare por kush i komandon ata Bin Laden që është mik i familjes Bush, PO.

   Ky është shekulli (i dreqit) Amerikan dhe filloi me rrëzimin e kullave binjake që në materialet filmikë është demostruar më së miri që nuk ishin vepër e terroristëve.

    JA DISA PROVA:

1.Pasaporta terroristësh që i rezistojnë një zjarri të tmerrshëm dhe bien të paprekura në duart e FBI.

2.Pilotë diletantë që nuk kishin arritur të merrnin një patentë për të nisur edhe një avion turistik, bëhen padronë të një Boeing prej 100 tonësh dhe bëjnë manovra spektakolare si pilot akrobatik.

3.Testamenti i një terroristi që i bie i paprekur në duart e FBI pas përplasjes së avionit në Pennsylva.

4.Mbrojtja ajrore më e fortë në botë që nuk arrin të mposhtë asnjë nga 4 avionët në harkun e 2 orëve.

5.FBI që në 48 orë na jep listën e plotë të terroristëve që morrën avionat madje me fotografi kur në listën e pasagjerëve nuk kishte asnjë emër arab.

6.Pasagjerë që telefonojnë me celular në 8.000 m lartësi sikur të merrnin në telefon nga ndonjë gabinë.

 Ky ishte 11 Shtatori, por nuk mund të rrimë pa përmendur disa fakte të tjera.

   Një sheik i mërzitur nga jeta dhe të gjithë e dinë që është një ish agjent i CIA-s i cili pa asnjë motiv të dukshëm bëri atentatë.

   Ndërsa BUSH ka shumë të mira nga ky aksion saqë duket sikur ta kishte porositur për të bërë këtë gjë. Kaq e madhe ishte dëshira për ta pushtuar Afganistanin saqë senatorja Feinstein ka zbuluar një plan preciz për ta pushtuar Afganistanin ishte gati në tavolinën e Bush-it që me 10 Shtator 2001.

 

    Por për të bërë një luftë duhen para dhe parlamenti ti jep paratë nëse ka mbështetje popullsisë.

   Por për të pasur këtë mbështetje duhet bërë diçka që të godasi thellë në shpirt.

   Pra duhej diçka spektakolare dhe e fortë për justifikuar luftën dhe për të zhdukur provat (shkatërrimi i ndërtesës numër 7)

   Pra duhej të provokonte tek Amerikanët aq urrejtje sa vetëm një luftë mund ta justifikoj. Me Pearl Harbour në fund të fundit funksionoj (shkaku i bombës në Hiroshimë).

    MISTERI I KULLAVE

     Kullat Binjake ishin ndërtuar për tu rezistuar goditjeve të tilla madje edhe të disa avionëve rresht. Siç e shihni nga imazhet çfarë shkakton kaq shumë tym e pluhur si në një shpërthim të vërtetë?

   Nga vjen forca për dërguar një kollonë çeliku 5 tonëshe në ndërtesën përballë duke hapur një vrimë gjigante siç mund ta shihni?

 

   100 PYETJE PA PËRGJIGJE

    Shoqata e familjarëve të viktimave ka denoncuar Bush e Çheney për tradhëti të lartë dhe ka drejtuar 100 pyetje.

 

  1.Pse portat e çatisë së Kullave ishin mbyllur duke penguar kështu shpëtimin me helikopter?

 2.Pse i gjithë çeliku i kullave u shit me aq shpejtësi pa u analizuar më parë?

 3.Pse njerëzve të kullës së dytë ju tha mund të rrinin të qetë ndërkohë që dihej që një avion ishte rrëmbyer dhe po vinte drejt tyre?

 4.Janë mbi 100 pyetjet e këtij lloji të cilat akoma presin përgjigje.

                                    Një Strategji Absurde

   Të gjithë e dinë që është e pamundur që të udhëtosh mbi qiellin e Washingtonit i pa diktuar mbi 2 minuta, por në këtë rast për më shumë se gjysëm orë i gjithë sistemi mbrojtës amerikan nuk funksionoj.

   AA77 për të goditur Pentagonin që ishte më pak se 2KM larg bën më shumë se 300 KM sikur të nisesh nga Aeroporti Nënë Tereza në Tiranë për  goditur 15 katëshin dhe të shkosh deri në Ankona e pastaj të kthehesh për të goditur.

 

Me yje janë treguar bazat ushtarake me avionë gjuajtës. Misteri i mistereve është gjurma që lë avioni në ndërtesë e cila nuk i përgjigjet dimensioneve reale të avionit.

 

   Deri këtu folëm për 11 Shtatorin që është fillimi i të gjitha luftrave të mëvonshme që të gjithë dimë.

   Më poshtë po ju përshkruajmë  historikisht historinë e masonëve për një kulturë vetjake.

              Masonët janë grupe sekrete ku adhurohen kultet asiriane apo sumeriane të kohëve të egjiptit të vjetër. Ata kanë simbolet e tyre, të cilat i kanë huazuar më së shumti nga babilonia e vjetër, nga periudha e faraonëve apo dhe nga tradita judeo-kristiane. Pra një mish-mash kultesh, simbolesh dhe idhujsh. Zotin e quajne THE Master of the Univers apo Mjeshtri i Universit. Anëtarë të tyre janë njerëz që pretendojnë se janë çifut, kristianë, apo dhe të ndonjë feje tjetër. Anëtarët kanë detyrim absolut të heshtin për ato që bën THE GRAND MASTER apo mjeshtri i madh i çdo lozhe, apo si të themi kryetari, qoftë kjo dhe në kundërshtim me ligjet morale, fetare apo ligjet e kushtetutave ku jetojnë. Nëse del nga Urdhri, dënohesh me vdekje dhe vritesh. Këtë fat pati bankieri i madh i vatikanit  Roberto Calvi, i cili u gjet i varur në një urë në Angli(Ura.ishte.simbol.i.masonëve). Megjithatë ata bashkpunojnë me shumë lozha të tjera të njejta në plane dhe kulte: Si psh: klani Illuminati. Me këta të fundit ata në shek. XVI-XIX u bënë aktivistë të paparë me idetë iluministe të përhapura në Europë, për pavarësinë nga kisha dhe dhënies përparësi logjikës dhe shkencës. Lindja e tyre dhe evolimi i tyre ka ardhur në shumë etapa porse hov të madh ideve të tyre i dha persekutimi që i bëhej aso kohe shkencëtarëve nga kisha. Lozhat janë shumë të përhapura në vendet e Europës dhe në Usa. Historia e tyre është shumë interesante, sepse në ato kohë anëtarë në këto lozha kanë qenë nga shkencëtarët më të mëdhenj në Botë, bankierët më të mëdhenj dhe gati shumica e familjeve mbretërore. Kjo traditë vazhdon sot e kësaj dite. Njihen për shumë komplote të mëdha politiko-ekonomike dhe për vrasje të papara.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free