Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mos bini ne kurthin e se shkuares

Nje lektor universiteti i pyeti nje here studentet e tij:"Sa prej jush jane marre me zdrukthtari ?" Disa nga studentet ngriten duart.Atehere ai iu drejtua atyre serish:"Me thoni sa prej jush dine te rregullojne sharra ?"Asnjeri nuk foli.Pas kesaj ai tha:"Sigurisht qe nuk keni pse merreni me kete pune,pasi sharrat jane te prodhuara tashme.Keshtu eshte dhe e shkuara.Dijeni se sa kohe qe ju preokupon ajo,ju thjesht po perpiqeni te prodhoni sharra !"Ne lidhje me te shkuaren edhe Dale Carnegie thote:"Kam konstatuar se preokupimi per te shkuaren eshte gje e kote dhe pa vlere,tamam si te thuash qe shkova te bluaj miell,kur ne fakt mielli eshte i bluar tashme".Mirepo dobesia njerezore mund shumicen e njerezve,duke i detyruar ata te bluajne miell dhe te qajne te djeshmen qe nuk kthehet,te kafshojne duart nga keqardhja per ate qe s'paten mundesi ta benin.