Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Një gabim qe mban ne vete peshen e Arit

Njeri nga Selefet kishte hyre ne një fushe, i uritur dhe i lodhur, kështu qe deshi te hante diçka gjersa barku i tij gjëmonte’. Pa një dru me molle. Shkundi njërën nga to dhe filloi ta haje. E hëngri gjysmën nga ajo nen mbrojtjen e Allahut.
pastaj piu ne lumin afër fushës, pas kësaj papritmas kuptoi se nuk kishte qene i vëmendshëm se cfare beri për shkak te urisë qe kishte dhe mendoi ne vete: Mjere për ty! Si mund te hash diçka qe nuk është nen përkujdesjen tende pa marre leje. Shkaku i kësaj vendosi te mos lëshoj vendin derisa ta takoj pronarin e kopshtit dhe ti rrëfej se ka ngrënë nga pasuria e tij pa lejen e tij. Shikoi përreth dhe pa një shtëpi, kaloi tek porta dhe trokiti ne dere. Pronari i shtëpisë doli dhe e pyeti se cfare donte.
Selefi tha: “Isha i uritur dhe hyra ne kopshtin tënd, morra këtë mollë dhe e hëngra gjysmën e saj, pastaj mu kujtua se nuk ishte e imja dhe erdha që të lus të më falesh për këtë gabim.”
Njeriu iu përgjigj, “Nuk do të fal për gabimin vetëm se me një kusht?” Selefi pyeti ( dhe ky ishte Thabit bin Nu’maan), “Cili është kushti yt?”
Pronari i kopshtit tha “ Dua ta jap vajzën time për grua.” Selefi i ndershëm pa u hezituar tha: “ Po, do ta martoj”. Babai i vajzës pastaj tha: “ Dua ta dish se vajza ime është e verbër dhe nuk mund të shoh, memece dhe nuk mund të flas, e shurdhër dhe nuk mund të dëgjoj.”
Kjo gjë e shokoi Thabit bin Nu’manin dhe mendimet po i shkrepnin në mendjen e tij- Cfare fatkeqësie – cfare do të bej tani? Pastaj ju kujtuan sprovat dhe vuajtjet që do të pësoj nëse e pranon këtë vajze për grua, dhe duke u menduar tha përkujdesja dhe shërbimi ndaj saj është me i mire për të se sa të ha bukën e xhehnemmit duke u bazuar në faktin se kishte ngrënë mollën pa leje. Po ashtu përfytyroi se nuk e kompensoi, dhe ditët e tij ne dunja janë te numëruara. Kështu që premtoi se do ta martonte vajzën dhe do ta lus Allahun, Sunduesin e boterave për falje dhe shpërblim.
Dita e martesës erdhi, dhe ky vetëm se po nervozohej dhe brengosej: “ Si do të hyj tek një grua e cila nuk flet, sheh apo dëgjon?!” Cfare situate e vështirë, dëshironte qe bota ta gëlltiste para se te ndodhte kjo por iu kujtua Allahu dhe tha: La Haule ue la kuvete ila bilah, ue inna lilahi ue inna ilejhi raxhiun.” Shkoi për ne ceremoninë e martesës dhe kur arriti, gruaja e tij qëndronte drejte dhe e përshëndeti duke i thënë, “ Esselamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.”
Kur e pa iu more fryma dhe iu kujtua se si i imagjinonte hyrijet e Xhennetit. Duke u munduar te vetëpërmbahet, nxori atë qe deshi ta thoshte: “ Cfare është kjo? Ti pra flet, sheh dhe dëgjon.” Thabit bin Nu’mani e informoi atë se cfare i kishte thënë babai i saj.
Ajo i buzëqeshi siç është me se miri dhe i tha: Babai im e foli te vërtetën dhe nuk ka gënjyer.”
“ Por pse mi tha këto gjera për ty kur nuk janë te vërteta? Ajo ia ktheu, “ Babai im ka thënë se jam memece, ngase asnjëherë nuk kam thënë fjalë që e hidhërojnë Allahun, dhe as qe kam fol me njerëz që është e ndaluar të komunikoj. Ka thënë se jam e shurdhër, ngase nuk jam ulur asnjëherë në vendet ku kanë zënë vend shpifjet, përgojimet apo thashëthemet. Ka thënë se jam e verbër ngase nuk kam shikuar asnjëherë ne njeriun te cilin e kam te ndaluar ta shikoj.
Pra mendoni si Allahu subhanu ue teala e bashkoi këtë grua te devotshme me një burrë te devotshëm.!!


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free