Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mbreti me 4 gra...

Ishte njëherë një mbret i cili ishte martuar me katër gra. Mirëpo gruan e katërt e donte çmendurisht dhe bënte çdo gjë vetëm që ta lumturonte atë. Kurse gruan e tretë gjithashtu e donte mirëpo e ndjente sikur ajo po e tradhëtone me dikë tjetër.



Gruan e dytë, çdo herë kur mbreti kishte vështirësi kthehej te ajo, dhe ajo çdo herë e dëgjonte kur ai ishte ngushtë …



Por gruan e parë e linte pas dore dhe nuk kujdesej për të e as nuk ja jepte hakun edhe pse ajo e donte shumë dhe luante rolë të rëndësishëm në ruajtjen e mbretërisë.



Një ditë sëmuret mbreti dhe e ndjeu se po i vinte fundi. Filloi të mendoj e tha: "Unë i kam katër gra, e nuk dua që të shkoj në varrë I vetëm …”



E pyet gruan e katërt: "Të desha më shumë se gratë e tjera, ta plotësova çdo dëshirë e çdo kërkesë… a dëshiron të më bësh shoqëri në varrë?" "Kurrë…" – ia kheu ajo, dhe u largua pa mëshirë dhe pa asnjë ndjenjë për mbretin, sikur të mos e njihte fare.



Mbreti e thërret gruan e tretë dhe e pyet: "Të kam dashur gjithë jetën time, a më shoqëron në varrë? Ajo ia kthen: "Natyrisht që jo, jeta është e bukur, kur të vdesësh ti do të martohem me tjetërkënd…”



E thirri të dytën dhe i thotë: "Çdo herë kur kisha ndonjë hall vija te ti dhe çdo herë ke sakrifikuar për mu dhe më ke ndihmuar, a më shoqëron për në varrë?” Gruaja e dytë i përgjigjet: “Më fal, por nuk mundem ti përgjigjem kërkesës tënde, por atë çka mundem ta bëj është të çoj deri në varrë…"



U mërzit mbreti tepër shumë nga kjo mosmirënjohje nga gratë e tij.



Kur një zë nga larg po vjen dhe po i thotë: "Unë do të shoqëroj ty në varrë, un do të jem me ty ku do që të shkosh…"



E ngriti kokën mbreti dhe e pa se ajo ishte gruaja e parë.



Ajo ishte në gjendje të mjerueshme, dukej tepër e dobësuar dhe e sëmur për shkak se burri i saj e kishte hedhur prapa shpinës. Në atë moment mbreti u pendua shumë për moskujdesin e tij ndaj saj deri sa ai ishte i shendosh dhe tha: "Ka qenë dashur të përkujdesëm më shumë për ty se sa për tjerat dhe nëse shërohem të premtoj se do të kujdesëm dhe do të kushtoj rëndësi më shumë ty se sa grave tjera…"



Në realitet secili prej nesh i ka katër gra.



E katërta: Trupi (epshi) - sa do që të kujdesemi për trupat tonë dhe t’i nënshtrohemi epsheve tona, kur të vdesim menjëherë do të na lënë të vetmuar.



E treta: Pasuria - do të na braktis neve dhe do të shkoj te tjetri.



E dyta: Familja dhe Shoqëria - sa do që të sakrifikohen për ne në jetën tonë, nuk presim më shumë se sa të na dërgojnë deri te varri.



E para: Veprat e mira - duhet të kujdesemi dhe t’i kushtojmë më shumë rëndësi se sa epsheve, pasurisë apo shokëve, sepse veprat e tona do të jenë të vetmet që do të jenë me ne në varrë.



Sikur të personifikohen punët tona në formë të njeriut (ashtu si do të personifikohen kur të jemi në varrë), si do të ishte forma e tij? Si do të dukej?



I mjerueshëm i dobët e i lënë pas dore!!! Apo i fuqishëm, i pastër e i shëndosh!!!



Kjo të mbetët në dorë ty o bir i Ademit… si të punosh ashtu edhe do të gjesh.