Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Përfaqësuesit

Përfaqësuesi është person i autorizuar.

Përfaqësuesi pra, dikw përfaqëson, interesat e dikujt mbron dhe dikush e autorizon.

Pra, përfaqësuesi duhet të shpreh vullnetin e palës që ka dhënë autorizimin.

Përfaqësuesit e popullit janë pra të autorizuarit e elektoratit dhe duhet të mbrojnë interesat e votuesve!!!

Njëkohësisht këta përfaqësojnë shtetin dhe duhet të mbrojnë interesat e shtetit !!!

Ata pra, duhet të jenë në shërbim të shtetit dhe të popullit.

Por, në rend të parë, meqë jemi popull besimtar, ata duhet të jenë në shërbim të ZOTIT.

Meqë pushteti absolut është i ALLAHUT, të Vetmit, Fuqiplotit. (Kur’an 40/16).

 

Shteti- pushteti

Populli zgjedhë përfaqësuesit, të cilët pastaj formojnë pushtetin.

Pushteti përfaqëson shtetin dhe popullin!

Pushteti pra duhet të jetë vetë populli!!!

Pushteti nëse është i drejtë, populli është i kënaqur.

Nëse populli nuk është i kënaqur, pushteti qenka i padrejtë.

Pra, nuk është në shërbim të popullit. Qenka antipopullor.

Pushteti pra është i rëndësisë jetike.

Por, çdo kund dëgjojmë se popujt janë të pakënaqur me pushtetet!

Pushtetet pra janë antipopullore.

Edhe pse e kërkojnë votën e popullit, pushtetet zakonisht janë kundër ineteresave të popullit!!!

Në këto raste ata përfaqësojnë interesat e ndonjë grupi, ndonjë partie apo interesat personale!

 

Përgjegjësia e përfaqësuesit

Dikur, përfaqësuesi kishte detyrime ndaj bazës. Kishte pra, mandat detyrues.

Duhej të përgjigj, dhe mund të shkarkohej.

E kanë quajtur Mandat detyrues.

Është hequr nga gati të gjitha shtetet mandati detyrues!!!

Kuptohet që edhe Kuashtetuta “ jonë” e ka hequr mandatin detyrues. Neni 70 al.1. i Republikës së Kosovës thotë: “ Deputetët e kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”!!!

Pra, autorizimdhënësi-populli duhet të dalë në zgjedhje, të votoj, por nuk mund të kërkoj asgjë më nga përfaqësuesi!

Puna e votuesit përfundon posa të voton. Dhe kaq !

Raporti në mes tyre përfundon ditën e votimit!

Teoricientët kanë thënë se votuesit kanë vetëm një mundësi, që herën tjetër mos t’ia japin votën mashtruesëve!!!

Kuptohet që kjo nuk është zgjidhje, por mashtruesit kaq kanë paraparë.

 

Çfarë duhet bërë

Votuesit duhet njohur mirë kandidatin që kërkon votën.

Të njehë raportin e tij në rend të parë me ZOTIN, me besimin e shumicës së popullatës. Meqë ne jemi 98 % muslimanë, t’e njeh secilin kandidat e sidomos kryetarët e partive se sa janë besimtar dhe sa i përmbahen fesë së popullit, të njehë raportin e kandidatit me njerëz, me familje, më fqinjë, me popull, me pasuri dhe t’ia njeh mirë jetën e tij.

Nuk bënë besimtarët me ia dhënë votën pabesimtarëve apo antibesimtarëve.

Nuk bënë me iu dhënë votën as të kuqëve. Shikoni kush janë. Aty janë. Po kërkojnë votën. As ateistëve. Dhe sidomos shumë kujdes nga antimuslimanët. Janë të maskuar. E assesi të konvertuarëve. Që kanë dalur nga Islami.

Pra, duhet pyetur çdo kandidat se cili është raporti i tij me fenë e popullit. Dhe duhet shikuar veprimtarinë e tij për fenë e popullit.

 

Përfaqësuesit e vërtetë

Ata janë gjithnjë në shërbim të vullnetit të ZOTIT.

Në shërbim të popullit.

Janë bari që kujdeset për popullin.

Janë Rrojtar të shtetit.

Janë Kujdestar.

Këta kërkoni.

 

 

Që kanë këto cilësi

Besimtar, që i përket besimit të shumicës së popullit dhe që ka prioritet fenë e popullit (Nuk bënë që udhëheqësi i muslimanëve me qenë nga jomuslimanët, nga pabesimtarët, nga ateistët, komunistët apo marksistët që sot pretendojnë të marrin pushtetin në Kosovë),

I drejtë,

I sinqertë,

I ndershëm,

I ditur,

I aftë,

Autoritet natyral,

I dëshmuar, etj.

 

Elektorati

Meqë nuk do të pyetesh më për asgjë, atëherë ke kujdes kë po e voton.

Zgjedhjet manipulohen çdokund. Shikoni se si të gjitha partitë e potencojnë këtë.

Mosdalja masive në zgjedhje dëshmon se popullata nuk iu beson kandidatëve dhe se nuk i beson këtij sistemi “demokratik” antipopullor.

Por, të mos harrojmë, jemi në tërë sistemin antipopull!

Prandaj kujdes, aq sa jemi përgjegjës. Deri sa të vijë ndonjë kohë më e mirë, kur kandidatët do të jenë besimtarë të devotshëm.

 

Kujdes

Kujdesi ynë kërkohet pra, që t’i njohim mirë liderët e partive dhe kandidatët që do t’iu japim votën! A i njihni mirë?! Nëse nuk i njohim, të mos i votojmë. Mos të mashtrohemi pas fjalëve. Të gjithë i kanë të mira. Besimin dhe veprat t’iu shikojmë. Jo fjalët.

Si është raporti i tyre me namazin, me agjërimin, me besimtarët, me besimtaret, sidomos me urdhëresat e ZOTIT dhe me ndalesat e ZOTIT.

A mos po e votoni dikë që në Ramazan do të shtron dreka me alkohol?!

A mos po e votoni dikë që do ta ndalojë shaminë ?!

A mos po e votojmë dikë që është antimusliman, e ne të gjithë musliman?!

A mos po e votojmë dikë i cili do të veprojë kundër vullnetit të ZOTIT?!

A mos po e votojmë dikë që do të jetë kundër vullnetit të popullit, kundër interesave të shtetit, kundër besimit të shumicës?!

A mos do të jemi edhe ne përgjegjës nëse ia japim votën këtyre ?!