Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Burri me duart e pista !

Pasi i shoqi i kishte bërë gati valixhet për udhë, përshëndeti të shoqen dhe u nis për kurbet. E shoqja, tashmë mbeti e vetme në një shtëpi plot mobilie të rënda. Në një moment, bie zilja e telefonit. Gruaja ngre receptorin dhe pyet:”Alo? Kush është?” Një zë nga ana tjetër u përgjigj:”Unë jam burri me duart e pista. Tani ora është tetë, kurse unë do të vij në orën nëntë.” Mandej, u ndërpre linja e telefonit. Gruaja e konsideroi këtë si një shaka pa kripë dhe nuk i kushtoi rëndësi, por e injoroi. Pas një ore, bie sërish zilja e telefonit dhe gruaja pyet:”Alo? Kush është?” Një zë burri i përgjigjet:”Unë jam burri me duart e pista. Tani ora është nëntë, kurse unë do të vij në nëntë të darkës.” Dhe bie linja sërish. Gruaja filloi të dridhej e tëra, pasi ndjehej e rrezikuar dhe e kërcënuar. Menjëherë ajo thirri fqinjën e saj për ti qëndruar pranë. Pak më vonë, bie sërish zilja dhe gruaja ngre receptorin duke thënë:”Alo? Kush është?” Nga ana tjetër, i njëjti zë që i thotë:”Unë jam burri me duart e pista. Ora është dhjetë dhe unë do të vij në nëntë.” Fqinja i tha e shqetësuar:”Nuk ma merr mendja të jetë shaka kjo punë, prandaj është mirë të thërrasësh ndonjë burrë që të qëndrojë pranë nesh. Kështu, gruaja i telefonoi vëllait të saj, i cili sa hap e mbyll sytë u gjend në shtëpi, krejt i sigurt dhe i bindur se do i jepte fund asaj shakaje pa kripë. Me të mbërritur ai, ra zilja. Ai ngriti telefonin dhe pyeti:”Alo? Kush është?” Nga ana tjetër dikush foli shpejt:”Unë jam burri me duart e pista... tani ora është 11 dhe unë do të vij në nëntë të darkës.” Mandej e mbylli telefonin, pa i lënë rastin të vëllait të flasë qoftë dhe një fjalë. Mënyra e të folurit e frikësoi dhe vëllain e gruas në fjalë, gjë e cila dukej qartë nga fytyra e tij. Telefoni vazhdoi të binte në 12, 1, 2, 3, 4, 5, dhe pas çdo telefonate stresi dhe frika veç shtoheshin tek të gjithë. I frikësuar, vëllai njoftoi me telefon policinë për shqetësimin dhe menjëherë sherifi ia behu në vend. Me të rënë zilja e radhës, sherifi ngriti telefonin dhe pyeti:”Alo? Kush është?” Nga ana tjetër dëgjoi përgjigjen e zezë:”Unë jam burri me duart e pista. Ora është gjashtë dhe unë do të vij në nëntë.” Mandej linja ra, pa i lënë kohë sherifit ta përcaktojë vendin nga bëhet telefonata. Ai ndjeu se telefonuesi ishte tepër i rrezikshëm, pasi nuk u jepte kohë për të lokalizuar kabinën nga bëhej telefonata. Dy telefonatat e tjera përkatësisht pas çdo ore ishin të njëjta. Tashmë nuk kishte mbetur veçse një orë dhe sherifin e përshkoi një frikë e çuditshme. Në tetë e gjysmë, bie zilja e telefonit dhe telefonuesi thotë:”Unë jam burri me duart e pista. Ora është tetë e gjysmë dhe unë do të vij në nëntë.” Këtë ai e bëri çdo pesë minuta derisa shkoi ora nëntë fiks. Në këtë kohë, bie zilja e derës dhe të gjithë sytë e të pranishmëve u drejtuan nga dera. Në shtëpi pllakosi heshtja e shoqëruar plot me frikë dhe panik. Gruaja hapi derën dhe... u përball me një burrë tek dera, i cili me mirësjellje i tha:”Unë jam burri me duart e pista. A është e mundur të përdor banjën tuaj për ti pastruar?” Morali: Shumica e fobive tona është pjellë e rrjetës tonë të fantazisë dhe nuk kanë lidhje me realitetin.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free