Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

U betua se do te tregonte te verteten

U betua se do te tregonte te verteten !
Nje here nje burre shkon tek nje dijetar dhe i thote:
’’Une kam shume vese te keqija,cilin duhet te le te parin ?
’’Dijetari i pergjigjet:Braktis genjeshtren dhe thuaj gjithnje te verteten.
’’Ai i premtoi dhe u kthye ne shtepi.
Gjate nates,para se te nisej per te vjedhur,iu kujtua betimi dhe i tha vetes.
’’Po si do te pergjigjem,nese ai do te me pyese se ku kam qene mbreme ?’’
-dhe u kthye mbrapsht.
Diten tjeter i erdhi per te pire vere,por iu drejtua vetes:
E cfare do t’i them dijetarit,nese me pyet se cfare kam bere gjate dites ?’’,
dhe nuk piu vere.Sa here qe i vinte ne mend te bente dicka te keqe,
i kujtohej premtimi qe i kishte dhene dijetarit dhe terhiqej.
Keshtu,pak e nga pak,u largua nga veset dhe u be nje mysliman i mire.
NESE FLASIM GJITHNJE TE VERTETEN,DO TE BEHEMI CDO DITE E ME TE MIRE.
Profeti Muhamed a.s ka thene:
“Gabimet më të shumta të njeriut janë ato që shkaktohen nga gjuha“.
 
Gënjeshtra është nëna e të gjitha të këqijave, dhe origjina e çdo poshtërimi.
Sepse nga ajo lind shpifja, ndërsa nga shpifja lind urrejtja,
ndërsa urrejtja të çon drejt armiqësisë
dhe pas kësaj nuk ka më as siguri dhe as qetësi.
Dhe për këtë është thënë:kujt i pakësohet çiltërsia i pakësohet shoqëria.
 
Gënjeshtra është prej sëmundjeve më të rënda që i kaplon shoqëritë, është ves me dëme të mëdha sepse nuk mund të paramendohet një shoqëri e mirëfilltë ku bazë e mardhënieve ndërnjerzore është gënjeshtra.
 
Në Islam gënjeshtra është e ndaluar dhe konsiderohet si një ndër mëkatet e mëdha. Si gënjeshtër përkufizohet çdo thënie që kundërshton realitetin (të vërtetën.Urtësia në këtë është se Allahu i Lartësuar ka dashur që marrëdhëniet njerëzore të ngrihen mbi themele të çiltërsisë dhe të sinqeritetit, në të kundërtën çdo formë tjetër e raportit që mund të ndërtohet mbi hipokrizi dhe tradhti, edhe nëse mund të ekzistojë si e tillë, nuk është e ndershme dhe jetëgjatë.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free