Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Zemër dhe jetë plot dritë

Një burrë pyeti një ditë një të mençur mbi ndryshimin mes lumturisë dhe vuajtjes. I mençuri iu përgjigj:”Po, do të dërgoj ti shohësh me sytë e tu njerëzit e vuajtur e mandej, të lumturit.” Të dy hynë në një dhomë ku gjendeshin një duzinë burrash të ulur përreth një sofre. Në mes të sofrës, ndodhej një enë plot ushqim. Sakaq, të gjithë burrat mbanin në duar lugë me bisht të gjatë gati një metër. Të gjithë po vdisnin për të ngrënë, por asnjëri prej tyre nuk hante dot pasi e kishte të pamundur me ato lugë. Të gjithë ndiheshin në pikë të hallit dhe të dhimbseshin teksa i shihje të rrekeshin pa dobi për ta çuar lugën me ushqim tek goja.

Pasi qëndruan pak, i mençuri i tha burrit:”Tani hajde të çoj të shohësh si ndihen njerëzit e lumtur!” Ai e futi në një dhomë të ngjashme, me të njëjtat kushte, një enë me ushqim në mes të sofrës, njerëz përreth saj që mbanin në duar lugë të gjatë gati një metër. Por, ndryshe nga njerëzit e mëparshëm, këta dukeshin të lumtur dhe të gëzuar. Burri mbeti i hutuar dhe i tha të mençurit:”Nuk e kuptoj dot ndryshimin. Si ka mundësi që këta janë të lumtur, kurse ata të parët të vuajtur, ndërkohë që jetojnë në kushte të njëjta?!”

I mençuri, pasi i dhuroi një buzëqeshje të ngrohtë iu përgjigj:”Lumturia u bë prezente kur secili prej këtyre mësoi të ushqejë tjetrin.”


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free